Manchester United në kërkim të një mbrojtësi

Manchester United kërkon një mbrojtës të fuqishëm dhe prej ditësh, menaxheri Louis van Gaal është vënë në kërkim të një përforcimi për repartin difensiv.

Manchester United në kërkim të një mbrojtësi

Së fundmi ai ka shprehur interesim për mbrojtësin e vlerësuar të Feynoordit, Terence Kongolo. Gjithsesi, për të siguruar shërbimet e këtij mbrojtësi, Djajtë e Kuq duhet të eliminojne konkurrencën e Southampton dhe Manchester City.

Nderkohe, United ka edhe nje variant tjeter, duke planifikuar shitjen e Adnan Januzajt. E ardhmja e futbollistit kosovar nuk do të jetë te Mancehster United.

Sipas informacioneve të fundit nga mediet angleze, Unitedi ka vendosur që t’ia propozojë PSG-së Adnan Januzaj për t’ia marrë mbrojtësin Marquinhos. Ish-mbrojtësi i Romës është dëshira kryesore e Louis Van Gaal, ndaj operacioni konsiderohet si i mundshëm, pasi edhe PSG-ja kerkon sherbimet e Januzajt.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme