Kreu i futbollit holandez kandidon për në Presidencën e FIFA-s

Kreu i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), Michael van Praag, ka paraqitur të hënën kandidaturën e tij për në Presidencën e FIFA-s.

Kreu i futbollit holandez kandidon për në Presidencën e FIFA-s

"Letra e kandidaturës zyrtare do të dorëzohet të martën në selinë e FIFA-s në Zyrih, e shoqëruar me të gjitha dokumentët përkatëse", theksoi KNVB-ja në një njoftm zyrtar.

Sekretari i përgjithshëm i KNVB-së, Bert van Oostveen, e ka mbështetur këtë kandidaturë, duke theksuar se "është e qartë së FIFA beson në kredibilitetin e Michael van Praag".

Dokumentet e kandidaturave për postin më të lartë të futbollit botëror duhet të dorëzohen deri më 29 janar, ndërkohë që zgjedhjet do të zhvillohen më 29 maj në Zyrih.

Zvicerani Joseph Blatter, president i FIFA-s që nga viti 1998, është pretendenti kryesor. Francezët Jerome Champagne e David Ginola, si dhe Princi jordanez, Ali bin al-Hussein, janë kandidatët e tjerë të deklaruar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme