Drogba: Manchester City, ‘dhimbje koke’ deri në fund të sezonit

Manchester City deri në fund të sezonin do të jetë "dhimbja më e madhe e kokës" për Chelsean, liderin aktual në Premier Ligën Angleze, ka vlerësuar në një intervistë për AA sulmuesi i të "kaltërve" nga Stanford Bridge, Didier Drogba.

197366
Drogba: Manchester City, ‘dhimbje koke’ deri në fund të sezonit

- City dhe United do të na bëjnë presion deri në fund -

Sulmuesi i Chelseas i cili në 23 paraqitje në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola, konkurrentin më të madh për titullin e sheh Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin. "Ata do të na bëjnë presion deri në fund. Jam i sigurtë. Ekipet e mëdha është e pamundur të thyehen", shtoi sulmuesi 36-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.

Duke kujtuar humbjen nga Bradfordi në xhiron e katërt në kuadër të xhiros së katërt në FA Cup, kur të "kaltrit" nën udhëheqjen e Jose Mourinhos pas avantazhit 2:0 pësuan me rezultatin 2:4, Drogba tha se për ta kjo ishte vetëm "një ditë e keqe".

Chelsea, sipas tij, ka një sezon të shkëlqyer. Mbetet pesë pikë para ndjekësit të parë, Manchester City. "Shpresoj për trofetë në fund të sezonit. Jam i lumtur këtu", ka thënë Drogba. Karierën e vazhdon në Chelsea, ndërsa siç tha, akoma nuk ka vendosur nëse karrierën do të vazhdojë si trajner dhe atë pikërisht në klubin londinez.

- I mungon kuzhina turke -

Didier Drogba fanellën e Galatasarayit e ka veshur në periudhën nga 2012 deri 2014, dhe thotë se e merr malli për kuzhinën turke dhe miqtë në Stamboll. "Më mungojnë miqtë, kuzhina turke. Këto ishin gjëra që më bënin të ndjehem mirë në Stamboll", theksoi Drogba.

Përmendi edhe vendimin e heqjes së limitit për lojtarë të huaj në klubet turke, duke theksuar se kjo në mënyrë pozitive do të ndikojë në kualitetin e lojës në përgjithësi. "Kufizimet e këtij lloji nuk duhet të ekzistojnë askund në botë. Lojtaret nga jashtë duhet të vijnë e të shkojnë, të ndryshojnë mjedisin dhe të prodhojnë përvoja të reja. Është shumë e rëndësishme", shpjegoi Drogba për AA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme