Real Madridi zyrtarizon blerjen e brazilianit Lucas Silva

Mesfushori brazilian i Cruzeiros, Lucas Silva, 21 vjeç, është tashmë zyrtarish një futbollist i Real Madridit, konfirmoi të shtunën klubi 10 herë kampion i Evropës.

Real Madridi zyrtarizon blerjen e brazilianit Lucas Silva

Ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti ishte shprehur më parë se nuk do të kishte blerje gjatë merkatos dimërore, brenda pak ditëve Real Madridi ka marrë talentin norvegjez Martin Odegaard (16 vjeç) e më pas Silva, i kombëtares U-21 të Brazilit.

Nëpërmjet një njoftimi, Reali Madridi ka bërë të ditur se braziliani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të hënën dhe më pas do të prezantohet në orën 13:00 në Stadiumin "Santiago Bernabeu".

Braziliani është angazhuar dëri në vitin 2020. Sipas shtypit madrilen, shifra e transferimit është 13-14 milionë euro.

Lucas Silva (1,82 m, 80 kg), dy herë kampion i Brazilit me Cruzeiron (2013 dhe 2014), ka luajtur 90 ndeshje me klubin e Belo Horizontes, duke shënuar katër gola.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme