Ribery: Topi i Artë, … veçse dallaver dhe çmim politik!

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery mendon se Topi i Artë është politikë, dhe për derisa janë në lojë ende Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, ai beson se lojtarët e tjerë nuk do të mund ta fitojnë këtë trofe.

Ribery: Topi i Artë, … veçse dallaver dhe çmim politik!

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery, mendon se është e pamundur të fitohet Topi i Artë për derisa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë pjesë e futbollit. Francezi mendon se ky çmim është politik.

“Për aq kohë sa do të jenë Ronaldo dhe Messi, lojtari i tretë që nominohet duhet ta kuptojë se nuk ka shanse ta fitoje këtë çmim”, ka deklaruar ish-lojtari i prfaqesueses se Frances.

“Është e njëjta histori përsëritet çdo vit. Unë nuk e di se çfarë duhet të arrijë një lojtar që ta fitojë këtë çmim. Edhe triumfi në Botëror sic duket nuk mjafton”, ka theksuar ai. ” Neuer ka qenë portieri më i mirë në botë për dy ose tre vjet me radhe. Ai fitoi trofe me Bayernin, fitoi Kupën e Botës dhe ishte portieri më i mirë në Brazil 2014. Me sa duket, kjo nuk mjafton. Unë thjesht nuk e kuptoj këtë. Kjo është vetëm politikë për mua”, është shprehur Ribery.

Ribery ishte finalist për Topin e Artë vitin e kaluar, por çmimin e fitoi Cristiano Ronaldo, i cili edhe këtë vit mori këtë çmim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme