Arda Turan: Delegatët e FIFA-s më kanë ndryshuar votën!

Në Spanjë kanë lindur polemikat për sa u përket votimeve të protagonistëve në garën për Topin e Artë.

Arda Turan: Delegatët e FIFA-s më kanë ndryshuar votën!

Kapiteni i kombëtares turke dhe mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan, është futbollisti i parë, që ka dalë kundër vendimit të FIFA-s.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Turan ka deklaruar se vota e tij për trajnerin më të mirë të vitit është ndryshuar nga delegatët e FIFA-s, pasi ai nuk mund të votonte askënd tjetër përveç se trajnerit të tij, Diego Pablo Simeone.

Diego Pablo Simeone“Delegatët më pyetën se kë preferoja si trajnerin më të mirë të vitit dhe përgjigjja ime ishte sigurisht Simeone, ndërsa sa i përket lojtarit më të mirë votova Cristiano Ronaldon”, është shprehur ai, i cituar nga gazeta “Express”.

“Ndërkohë kur pashë listën e publikuar nga FIFA, vijon Arda Turan, u befasova pa fund pasi vura re se pikët maksimale të dhëna nga unë për trajnerin më të mirë kishin shkuar për Jose Mourinhon dhe Simeonen e kisha renditur vetëm të tretin pas Joachim Low, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt, pasi unë kam votuar në vend të parë Diego Simeonen dhe pas tij Low dhe Mourinhon”, është shprehur kapiteni i kombëtares turke dhe mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme