"Elbasan Arena", stadiumi më i ri në Shqipëri

Stadiumi më i ri i Shqipërisë “Elbasan Arena” u inaugurua të mërkurën në mbrëmje me një ceremoni, ku ishte i pranishëm Kryeministri i vendit Edi Rama.

"Elbasan Arena", stadiumi më i ri në Shqipëri

Kryeministri dhuroi për muzeun e stadiumit një pikturë të bërë mbi një shkresë të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Shpirti i betejës futbollistike, – tha Kryeministri, – për muzeun, mbi shkresën e Federatës Shqiptare të Futbollit”.

Me rastin e inaugurimit të stadiumit u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes ekipit kombëtar dhe U-19 të Elbasanit. Stadiumi “Elbasan Arena” ka një kapacitet rreth 12 mijë vendesh dhe rikonstruksioni i tij, një investim me vlerë 5.5 milionë euro, është një investim i përbashkët i Qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme