Duka: Tifozët duhet të jenë në stadiumin e Beogradit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka sqaruar qëndrimin e tij dhe institucionit që përfaqëson në lidhje më debatet për pjesëmarrjen apo jo, të tifozëve shqiptarë në Beograd, për të ndjekur më 14 tetor ndeshjen Serbi-Shqipëri

Duka: Tifozët duhet të jenë në stadiumin e Beogradit

Sipas qëndrimit të tij, publikuar edhe në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka shprehet se kjo ndeshje nga pikëpamja e sigurisë, mund të duket si problematike, por ai mendon se janë të gjitha probleme, që mund të kapërcehen në bashkëpunim dhe me dëshirën e mirë, për të parë spektakël futbolli.

“Unë jam i mendimit, që si tifozët shqiptarë në Beograd, ashtu edhe ata serbë në Elbasan të jenë të pranishëm në stadium. Futbolli është një sport që luhet për tifozët dhe ata i japin atij bukuri të veçantë. Në fund të fundit, futbolli luhet për ta dhe janë pjesë e pandashme e lojës. Kështu që, do të ishte mirë që ata të ishin të pranishëm në të dyja ndeshjet. Së pari po e ritheksoj, është thjeshtë një ndeshje futbolli. Nga ana tjetër, jam i mendimit që ne, hendeqet e krijuara nga koha dhe historia, duhet ti mbyllim dhe jo ti thellojmë më tepër. Jemi dy popuj evropianë, që ushqejmë të njëjtën aspirate, për të hyrë në BE dhe mendoj se kemi kulturën e nevojshme për t’u sjellë si njerëz të qytetëruar të Europës”- ka deklaruar Armand Duka.

Ndërkohë që tifozët shqiptarë, kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të qenë në Beograd dhe mbështetur skuadrën kombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme