Sulmusi italian, Immobile, nënshkruan për 5 vjet me Dortmundin

Dortmundi konfirmoi të hënën në mbrëmje nënshkrimin e kontratës për 5 vjet me sulmuesin italian, Ciro Immobile, shënuesi më i mirë i kampionatit të fundit në Itali me Torinon (22 gola).

Sulmusi italian, Immobile, nënshkruan për 5 vjet me Dortmundin

Klubi nuk dha detaje financiare për transferimin e lojtarit, por shtypi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për afro 20 milionë euro.

Transferta e Immobile, 24 vjeç, është përforcimi i dytë në repartin sulmues të Dortmundit pas përfundimit të kontratës dhe largimit të polakut Robert Lewandowski, shënuesi më i mirë i Bundesligës me 20 gola, për te Bayern Munich.

Në fillim të prillit, Dortmundi njoftoi marrjen në sezonin e ardhshëm të qendërsulmuesit kolumbian të Hertha Berlin, Adrian Ramos, me një kontratë për 4 vjet, deri në 2018, për 10 milionë euro.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme