Arsen Wenger zgjat kontratën me Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, ka zgjatur kontratën e tij me 3 vjet deri ne 2017, beri te ditur te premten BBC.

Arsen Wenger zgjat kontratën me Arsenalin

I ardhur ne Londër në 1996, tekniku francez 64-vjeçar, ashtu si shume ish-trajnerë të Premier League, do të kalojë 20 vjet në klub, pasi arriti ne shifrën e 1.000 ndeshjeve në pankinën e klubit këtë sezon.

Arsenal e mbylli sezonin 2013-2014 me fitimin e Kupës së Anglisë përballë Hull (3-2), duke qene pa titull qe prej 9 vjetësh, ndërkohë që është kualifikuar për në Ligën e Kampioneve për të 17-in vit radhazi.

Zgjatja e kontratës “do te nënshkruhet e do te behet e ditur zyrtarisht ne ditët e ardhshme”, ndoshta te shtunën, sipas BBC.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme