Sot në Lisbonë luhet finalja e parë mes dy ekipeve të një qyteti

Sot në Lisbonë luhet finalja e parë mes dy ekipeve të një qyteti

Në finalen e Ligës së Kampioneve në futboll sot në mbrëmje do të ndeshen në Lisbone për herë të parë dy ekipet e një qyteti: Real Madrid, që synon titullin e dhjetë dhe Atletico në një formë të shkëlqyer këtë sezon.

Që nga 2002 dhe finales së fituar ndaj Bayer Leverkusen me golin e shënuar nga Zidane, Real Madrid është bllokuar te titulli i nëntë.

Cristiano Ronaldo, fitues i Topit të Artë në janar, kërkon Ligën e dytë të Kampioneve pas asaj të 2008 me Manchester United.

Synime të qarta ka edhe Atletico Madrid: fitues të Europa League e Superkupës së Evropës (2012), Kupës së Mbretit (2013) dhe këtë vit kampione e Spanjës, një bilanc që flet qartë.

Formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme janë:
Real Madrid: Casillas – Marcelo, Varane (ose Pepe), Ramos, Carvajal – Modric, Illaramendi, Di Maria – Bale, Benzema, Ronaldo

Trajner: Carlo Ancelotti

Atletico Madrid: Courtois – Juanfran, Miranda, Godin, Filipe Luis – Koke, Tiago, Gabi, Raul Garcia – Villa, Costa

Trajner: Diego Simeone


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme