Kalendari historik, 15 korrik

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 15 korrik.

1235794
Kalendari historik, 15 korrik

Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?

15 korrik 1683 – Ushtria osmane nisi ofensivën e Vjenës. 

15 korrik 1799 – Guri i Rozetës, një stelë granodioriti me mbishkrime në tri gjuhë (hieroglifë, demotikë dhe greqishte antike), u zbulua rastësisht nga një ushtar francez gjatë ekspeditës së Napoleonit në Egjipt. Stela e Rozetës rezultoi të ishte çelësi për të deshifruar hieroglifët egjiptianë. Ajo ishte përdorur si material ndërtimi për fortesën e Zhylienit pranë qytetit të Rashidit (Rozetës), në deltën e Nilit.

15 korrik 1904 – Fizikani, dramaturgu dhe autori rus, Anton Çehov, i cili konsiderohet ndër shkrimtarët modernë më të mëdhenj të tregimeve të shkurtra, vdiq për shkak të tuberkulozit në moshën 44-vjeçare.

15 korrik 1910 – Pallati Çiragan i Stambollit, ndërtuar në vitin 1865 me urdhër të Sulltan Abdulazizit, pësoi dëme kolosale për shkak të një zjarri të madh.

15 korrik 1954 – Avioni “Boeing 707” realizoi fluturimin e tij të parë.

15 korrik 1974 – Regjimenti i Gardës Kombëtare të Qipros, nën kontrollin e oficerëve grekë, rrëzoi Presidentin Makarios dhe e zëvendësoi atë me liderin e organizatës së armatosur Eoka-B, Nikos Sampson.

15 korrik 1983 – Zyra e Linjave Ajrore Turke (THY) në Aeroportin “Orly” të Parisit u sulmua me bombë nga militantët e ASALA-s. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 56 të tjerë.

15 korrik 1997 – Komisioni Evropian i mohoi Turqisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

15 korrik 2016 – Tentativa tradhtare për grushtshteti e organizatës terroriste gyleniste (FETO) u mposht falë qëndresës heroike të kombit turk.



Lajme të ngjashme