Kalendari historik, 30 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 maj.

1211289
Kalendari historik, 30 maj

Çfarë ka ndodhur më 30 maj?

30 maj 1431...  Jeanne d'Arc u dënua dhe u dogj me akuzën se ishte magjistare.

30 maj 1453...  Universiteti, që sot quhet “Stambolli” u themelua nga Sulltan Mehmet Fatihu (Ngadhënjimtari) një ditë pas marrjes së Stambollit. 

30 maj 1778... Vdiq Voltaire, shkrimtari dhe filozofi që dha një kontribut të madh në revolucionin francez dhe lëvizjen e iluminizmit.

30 maj 1913... Përfundoi Lufta I e Ballkanit ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Aleancës Ballkanike, që përbëhej nga Mbretëria e Bullgarisë, Mbretëria e Serbisë, Mbretëria e Greqisë dhe Mbretëria e Malit të Zi.  

30 maj 1941... Lufta II Botërore: Gjermania pushtoi Kretën.

30 maj 1992... Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi embargo ndaj Serbisë me qëllim ndalimin e sulmeve serbe në Bosnjë-Hercegovinë.



Lajme të ngjashme