Kalendari historik, 19 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 maj.

1419985
Kalendari historik, 19 maj

 

19 maj 1919 – Mustafa Kemal Pashai (më vonë do të merrte mbiemrin Ataturk) zbaroi në Samsun me anijen “Bandirma” si inspektor i Armatës IX. Një ditë më vonë, me synimin për të nisur një luftë kombëtare me qendër Anadollin, Mustafa Kemal Pashai i dërgoi një telegram Ferit Pashait, kryeministër dhe njëherësh dhëndër i Sulltan Mehmetit VI. “Pushtimi i Izmirit nga ushtarët grekë ka shkaktuar hidhërim të thellë në popull dhe ushtri. As populli dhe as ushtria nuk do ta pranojnë këtë sulm të padrejtë”, thuhej mes të tjerash në këtë telegram, ku Mustafa Kemal Pashai shprehte në mënyrë indirekte objektivin e tij madhor. Data 19 maj pranohet si dita e fillimit të Luftës Çlirimtare Turke kundër pushtimit nga Blloku i Antantës. Kjo është një nga pikat e kthesës në historinë e Republikës së Turqisë. Gjithashtu festohet si festë kombëtare që nga 19 maji i vitit 1938. Ataturku ua ka dhuruar këtë festë të rinjve turq. Megjithatë ai arriti të merrte pjesë vetëm 1 herë në festimet e 19 Majit, datë që lideri themelues i Turqisë moderne e konsideronte si ditëlindjen e tij.


 



Lajme të ngjashme