Kalendari historik, 26 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 tetor.

1516017
Kalendari historik, 26 tetor

26 tetor 740 – Një tërmet i fuqishëm goditi Stambollin duke shkaktuar mbi 5 mijë e të vdekur dhe shembjen e shumë banesave e ndërtesave publike. Dëme të konsiderueshme nga ky tërmet pësuar edhe muret rrethuese të qytetit.

26 tetor 1994 – Marrëveshja e paqes, e cila i dha fund luftës 46-vjeçare ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë, u firmos në kufirin ndërmjet dy vendeve me një ceremoni ku morën pjesë 5 mijë njerëz.

26 tetor 2002 – Pengmarrja 3-ditore në Teatrin e Moskës përfundoi me operacionin e forcave speciale ruse. Përveç 50 militantëve çeçenë, në këtë ndërhyrje gjetën vdekjen edhe 118 pengje, nga 800 gjithsej. Administrata e Moskës u kritikua fuqishëm nga shtetet perëndimore për shkak të përdorimit të gazit toksik nga forcat speciale gjatë këtij operacioni dhe të vdekjes së pengjeve.



Lajme të ngjashme