Kalendari historik, 1 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 shtator.

1482333
Kalendari historik, 1 shtator

 

1 shtator 1715 – Luigji XIV i Francës, i njohur edhe si “Mbreti Diell”, vdiq në moshën 77-vjeçare. Ai u ngjit në fron kur ishte 5 vjeç dhe e drejtori Francën për 72 vite me radhë.

1 shtator 1908 – Hekurudha e Hixhazit, e cila lidhi tokat e shenjta të Islamit me kryeqytetin Stamboll të Perandorisë Osmane, hyri në shërbim me një ceremoni shtetërore. Të njëjtën ditë u nis nga Stambolli edhe treni i parë për në Medinë.

1 shtator 1939 – Gjermania Naziste nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit sulmoi Poloninë duke i dhënë start Luftës II Botërore. Kjo luftë e madhe vazhdoi deri në vitin 1945 dhe shkaktoi vdekjen e rreth 40 milionë njerëzve dhe plagosjen apo gjymtimin e miliona të tjerëve.

1 shtator 1985 – Oqeanologu amerikan, Robert Ballard dhe ekipi i tij, gjeti rrënojat e anijes së famshme britanike për pasagjerë “Titanik”, e cila u fundos në pjesën veriore të Atlantikut më 15 prill 1912, për shkak të përplasjes me një ajsberg, gjatë lundrimit të saj të parë nga Southamptoni i Mbretërisë së Bashkuar për në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme