Kalendari historik, 12 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 12 gusht.

1471156
Kalendari historik, 12 gusht

 

12 gusht 1964 – Pas apelit të bërë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Turqia ndërpreu fluturimet e ulëta të reaktivëve luftarakë të saj mbi Qipro, të cilat i kishte filluar si masë kundër rritjes së sulmeve të armatosura dhe thirrjeve për bashkim me Greqinë të grekoqipriotëve kundër turqve ishullorë. Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi që Forcat Paqeruajtëse të formojnë një zonë tampon mes dy komuniteteve të Qipros.

12 gusht 1964 – Ian Fleming, shkrimtar, oficer i inteligjencës detare të Mbretërisë së Bashkuar dhe autor i novelave të famshme me agjentin 007 – James Bond, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

12 gusht 2000 – Nëndetësja ruse “Kursk” u fundos në detin Barents. Hetuesit zbuluan më pas se shkaku i këtij incidenti, i cili u mori jetën të 118 marinarëve anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses, ishte shpërthimi i silurëve të skaduar.



Lajme të ngjashme