Kalendari historik, 1 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 gusht.

1465707
Kalendari historik, 1 gusht

 

1 gusht 1571 – Ushtria osmane e komanduar nga Lala Mustafa Pasha ngadhënjeu mbi Qipron, asokohe një ishull i kontrolluar nga Republika e Venedikut. Në vijim, Qiproja do të qëndronte për gati 300 vite nën administrimin e Perandorisë Osmane.

1 gusht 1902 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan ndërtimin e Kanalit të Panamasë pasi blenë nga Franca të drejtat mbi kanalin.

1 gusht 1936 – Lojërat Olimpike të Berlinit u hapën me ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe vetë Adolf Hitleri. Atleti afroamerikan, Jesse Owens, theu rekord duke fituar 4 medalje ari në këto lojëra.



Lajme të ngjashme