Kalendari historik, 25 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 qershor.

1443318
Kalendari historik, 25 qershor

 

25 qershor 1950 – Filloi Lufta Koreane. Me sulmimin e Koresë së Jugut nga Koreja e Veriut, e cila mbështetej nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina, u regjistrua edhe konflikti i parë i nxehtë në periudhën e Luftës së Ftohtë. Njësive ushtarake të Koresë së Veriut iu deshën vetëm 3 ditë për të pushtuar kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut, por lufta zgjati 3 vjet me ndërhyrjen e trupave të OKB-së nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

25 qershor 1993 – Tansu Çiller u bë gruaja e parë dhe aktualisht e vetmja në postin e Kryeministrit të Republikës së Turqisë. Pasi u zgjodh kryetare e Partisë së Rrugës së Vërtetë (DYP), Çiller u ngarkua me detyrën e krijimit të qeverisë nga Presidenti Suleyman Demirel dhe formoi koalicion me Partinë Socialdemokrate Populiste (SHP). Ajo do të shërbente si shefe e Ankarasë zyrtare deri në vitin 1996.

25 qershor 2009 – Michael Jackson, këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, valltar afroamerikan i njohur edhe si “Mbreti i Popit”, u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.



Lajme të ngjashme