Kalendari historik, 17 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 17 qershor.

1437353
Kalendari historik, 17 qershor

 

17 qershor 1958 – Kryeministri i Hungarisë, Imre Nagy, i cili ishte arrestuar pasi vendi i tij qe pushtuar nga Bashkimi Sovjetik për të penguar shkëputjen e Budapestit nga Pakti i Varshavës, u ekzekutua pas një gjykimi në fshehtësi maksimale.

17 qershor 1972 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës plasi Skandali “Watergate”, emëruar sipas kompleksit të zyrave dhe apartamenteve në kryeqytetin Uashington të vendit, ku ndodhen edhe zyrat e Komitetit të Partisë Demokrate. Pesë veta të lidhur me Partinë Republikane të Presidentit Richard Nixon, u kapën nga policia duke vendosur përgjues në selinë e demokratëve. Personat e arrestuar u akuzuan fillimisht për vjedhje, por si rezultat i këmbënguljes së gazetarëve Bob Woodward dhe Carl Bernstein u zbulua që rasti ishte një komplot politik kundër Partisë Demokrate. I ballafaquar me rrezikun e shkarkimit, Presidenti Nixon dha dorëheqjen.

17 qershor 2019 – Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, i rrëzuar nga pushteti 6 vite më parë me grusht ushtarak, humbi jetën në sallën e gjyqit.



Lajme të ngjashme