Kalendari historik, 14 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 14 qershor.

1435721
Kalendari historik, 14 qershor

 

14 qershor 1940 – Franca u mposht në Luftën II Botërore, forcat aleate u tërhoqën nga ky vend dhe ushtria gjermane hyri në Paris. Po këtë ditë, Bashkimi Sovjetik i paraqiti për Lituanisë një ultimatum që rezultoi me humbjen e pavarësisë lituane.

14 qershor 1952 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan ndërtimin e nëndetëses së parë bërthamore, e cila do të quhej “USS Nautilius”. Ajo u lëshua në det 3 vite më vonë dhe arriti një sukses historik duke kaluar Polin e Veriut nën det. “USS Nautilius” i shërbeu Marinës së SHBA-së deri në vitin 1980.

14 qershor 1964 – Nelson Mandela, i cili gjykohej me akuzën se planifikonte në mënyrë të fshehtë rrëzimin e qeverisë në Afrikën e Jugut, u dënua me burgim të përjetshëm. Ai 2 vuajti këtë dënim për 27 vite në ishullin Roben dhe u shndërrua në simbol të luftës kundër racizmit. Kur u lirua në vitin 1990, Mandela ishte 71 vjeç.

14 qershor 2001 – Pesëshja e Shangait, themeluar në vitin 1996 nga Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani, u transformua në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) me pjesëmarrjen edhe të Uzbekistanit.



Lajme të ngjashme