Kalendari historik, 30 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 maj.

1425932
Kalendari historik, 30 maj

 

30 maj 1778 – Shkrimtari dhe filozofi francez, François-Marie Arouet, i njohur botërisht me emrin “Voltaire”, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ai dha një kontribut madhor në Revolucionin Francez dhe lëvizjen kulturore e filozofike të iluminizmit.

30 maj 1942 – Forcat Ajrore të Aleatëve të Luftës II Botërore sulmuan qytetin Këln të Gjermanisë me rreth 1.000 avionë duke e bërë atë rrafsh me tokën. Ky ishte një prej bombardimeve më të mëdha gjatë Luftës II Botërore.

30 maj 1968 –Presidenti i Francës, Charles de Gaulle, shpërndau Parlamentin dhe njoftoi zgjedhje të reja kundër Ngjarjeve të '68-s, një rebelim i filluar nga rinia studentore dhe më pas i mbështetur nga shtresa punëtore. Pas kësaj deklarate, shesheve të protestuesve iu shtuan edhe simpatizantët e Presidentit De Gaulle, të cilët kërkuan që Ngjarjet e '68-s të shtypeshin edhe me forcë nëse do të paraqitej nevoja.

 



Lajme të ngjashme