Kalendari historik, 29 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 maj.

1425903
Kalendari historik, 29 maj

29 maj 1453 – Ushtria osmane nën udhëheqjen e Sulltan Mehmet II, ngadhënjeu mbi Stambollin, i cili atëherë ishte kryeqytet i Perandorisë Bizantine. Pas kësaj ngjarjeje epokale që i dha fund Mesjetës dhe Romës Lindore, sulltani 21-vjeçar filloi të quhej Mehmet Ngadhënjimtari.

29 maj 1953 – Alpinisti nga Zelanda e Re, Edmund Hillary dhe ndihmësi i tij nga Nepali, Tenzing Norgay, u bënë njerëzit e parë që arritën majën 8.850 m të lartë të Everestit.

29 maj 1985 – Në ndeshjen finale të Kupës Evropiane të Kampioneve, luajtur në Stadiumin “Heysel” të Belgjikës ndërmjet Liverpulit dhe Juventusit, huliganët britanikë sulmuan tifozët italianë. Si pasojë e shembjes së një tribune për shkak të trazirave ndërmjet tifozëve, 41 sportdashës humbën jetën, shumica prej të cilëve italianë. Megjithatë ndeshja u luajt dhe kupën e fitoi Juventusi. Me kërkesë të Kryeministres britanike, Margaret Thatcher, UEFA e pezulloi Liverpulin 5 vite nga kupat evropiane.

29 maj 1993 – Shtëpia e një familjeje turke në qytetin Solingen të Gjermanisë u dogj nga një grup neonazist. Ky sulm racist, i cili ka hyrë në histori si “Fatkeqësia e Solingenit”, u mori jetën 5 turqve.



Lajme të ngjashme