Kalendari historik 11 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 tetor.

1284699
Kalendari historik 11 tetor

Çfarë ka ndodhur më 11 tetor?

11 tetor 1899 – Shpërtheu Lufta I Anglo-Boere ndërmjet qeverisë kolonialiste britanike dhe bujqve me origjinë holandeze, të cilët njiheshin si “Boerë” dhe ishin vendosur në Afrikën e Jugut, ku kishin themeluar disa republika të vogla, si Orange, Natal dhe Transvaal.

11 tetor 1922 – Ndërmjet Qeverisë së Ankarasë (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë) dhe Bllokut të Antantës u nënshkrua Armëpushimi i Mudanyas, i cili i dha fund Luftës Çlirimtare në Anadoll.

11 tetor 1948 – U themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

11 tetor 1968 –NASA dërgoi në hapësirë misionin e parë njerëzor “Apollo 7”, formuar nga astronautët Wally Schirra, Donn Fulton Eisele ve R. Walter Cunningham. Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizuan transmetime direkte të shpeshta nga “Apollo 7”, aq sa këto transmetime të NASA-s u quajtën “The Wally, Walt and Donn Show” duke fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe një prej Çmimeve “Emmy” të atij viti.

11 tetor 1980 – Një tërmet i fuqishëm u mori jetën 2.000 njerëzve në Algjeri.

11 tetor 1998 – Rebelët në Kongo rrëzuan një avion pasagjerësh duke shkaktuar vdekjen e 40 personave.



Lajme të ngjashme