Kalendari historik 6 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 tetor.

1281427
Kalendari historik 6 tetor

Çfarë ka ndodhur më 6 tetor?

6 tetor 1860 – Ushtritë angleze dhe franceze e pushtuan kryeqytetin Pekin të Kinës gjatë Luftës së Dytë të Opiumit.

6 tetor 1923 – Ushtria turke e komanduar nga Sukru Nail Pashai hyri në Stamboll dhe kështu mori fund pushtimi që zgjati afërsisht 5 vjet.

6 tetor 1923 – Astronomi amerikan, Edwin Hubble e zbuloi galaktikën “Andromeda”.

6 tetor 1926 – Në qytetin Kayseri u hap fabrika e parë e avionëve në Turqi.

6 tetor 1951 Josef Stalin zyrtarisht deklaroi se Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) posedon armë bërthamore.

6 tetor 1973 – Mes vendeve arabe dhe Izraelit filloi lufta e njohur si Yom Kippur.

6 tetor 1976 Hua Guofend, i cili erdhi në pushtet pas vdekjes së liderit kinez, Mao Ce Dun deklaroi se ka marrë fund Revolucioni i Kulturës dhe u arrestua “Çeta e katërshes”.

6 tetor 1986 – U hap kanali televiziv TRT 2, i cili bën transmetime me peshë programet kulturore dhe artistike.

6 tetor 1990 – Si pasojë e shpërthimit të bombës së dërguar me postë humbi jetën dr. Bahriye Uçok, anëtare e asamblesë parlamentare të Partisë SHP.



Lajme të ngjashme