Kalendari historik, 25 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 maj.

1206141
Kalendari historik, 25 maj

Çfarë ka ndodhur më 25 maj?

25 maj 1807Jeniçerët që ishin pjesë e ushtrisë osmane filluan një kryengritje të udhëhequr nga Kabakçi Mustafa kundër vendimit të Sulltan Selimit të 3-të për të formuar një ushtri të rregullt të quajtur “Nizami Xhedid”.

25 maj 1895 – Ndërroi jetë poeti, juristi, historiani, shkencëtari, burrështetasi turk Ahmet Xhevdet Pashai, i cili të drejtën islame e përmblodhi me një gjuhë të shëndoshë në librin e tij me titull “Mexhele”.

25 maj 1963 – U themelua Organizata e Bashkimit Afrikan me qëllim të rritjes së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes 32 vendeve të Afrikës.   

25 maj 1983 – Në Stamboll ndërroi jetë poeti, shkrimtari dhe mendimtari turk, Nexhip Fazëll Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek).

25 maj 2003 – Regjisori turk Nuri Bilge Xhejlan (Ceylan), fitues i Çmimit të Madh të Festivalit të Filmit në Kanë (Cannes) për filmin me titull “Larg” (Uzak), 5 vite më vonë në po të njëjtën ditë (25 maj 2008) Xhejlan fitoi çmimin për regjinë më të mirë me filmin e tij “Tre Majmunë” (Üç maymun). Xhejlan shënoi kështu edhe një rekord, pasi kjo ishte hera e tretë që vlerësohej me çmim në Festivalin e Kanës. 



Lajme të ngjashme