Kalendari historik, 17 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 17 janar.

1127382
Kalendari historik, 17 janar

Çfarë ka ndodhur më 17 janar?

  • 17 janar 1605 – U botua për herë të parë romani “Don Kishoti” (i Mançës) i poetit dhe novelistit spanjoll Miguel de Cervantes. Kjo vepër shënon edhe fillesën e romanit modern në Evropë. “Don Kishot”-in autori e ka shkruar në burg dhe tallet me jetën e tij. Romani është përkthyer në 38 gjuhë dhe vazhdon të jetë ende një ndër veprat më të lexuara në botë.
  • 17 janar 1909 – Janë përballur për herë të parë dy rivalët më të fortë të futbollit turk, Galatasaray dhe Fenerbahçe... dy klube të mirënjohuara jo vetëm në Turqi, por edhe në Evropë. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve, që janë edhe dy ekipet më të vjetra dhe të famshme të Turqisë, aq sa përballja e tyre pranohet si derbi ndërkontinental, kishte përfunduar me fitoren pa gola 2-0 të Galtasaray.
  • 17 janar 1995 – Në rajonin Osaka-Kobe të Japonisë ra një tërmet me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter; nga tërmeti vdiqën më shumë se 6 mijë njerëz.
  • 17 janar 2012 – Iu dha lamtumira e fundit themeluesit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Rauf Denktas. Ai u varros në varrin monumental në Parkun e Republikës pas namazit të xhenazes, që u fal në Xhaminë e Selimit në Qipro. Bota turke humbi një kryetar shteti shumë të madh me ikjen e Denktasit, i cili u nda nga jeta më 13 janar 2012. Përpjekjen e tij për pavarësimin e turqve qipriotë Rauf Denktas e filloi me shkrimet që kur ishte një gazetar i ri. Pastaj ai udhëhoqi në mënyrë aktive Organizatën e Rezistencës Turke (TMT) dhe e vazhdoi përpjekjen duke organizuar lëvizjen e rezistencës turke në ishull. Kur terroristët grekoqipriotë nisën të masakrojnë masivisht turqit, të cilët bashkëjetonin me grekët në ishull, në vitin 1974 Turqia bëri në Qipro Operacionin e Paqes. Deri sa mbylli sytë, Rauf Dentas mbrojti në arenën ndërkombëtare të drejtat e qipriotëve turq, që pas këtij operacioni nisën të jetojnë në pjesën veriore të ishullit. Ai u bë presidenti i parë i Republikës Turke të Qipros së Veriut, e cila u krijua në vitin 1983. Vdekja e tij e mbuloi me zi botën turke.


Lajme të ngjashme