Ekipi i anijes kozmike Crew-3 kthehet në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)

Ekipi i anijes kozmike Crew-3 i prodhuesit amerikan të anijeve kozmike dhe raketave SpaceX është kthyer në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ku qëndroi për gjashtë muaj.

1823165

Sipas faqes së internetit "Space.com" katër astronautë, tre nga Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore e SHBA-së (NASA) dhe një nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), zbarkuan në Gjirin e Meksikës, në brigjet e shtetit të Floridas.

Ekipi i astronautëve, i dërguar në hapësirë më 11 nëntor, u kthye me kapsulën Dragon Endurance.

Ekipi i Crew-3 kreu qindra eksperimente dhe shëtitje hapësinore në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, duke punuar gjithashtu në zhvillimin e paneleve diellore.

Ekipi, i cili testoi gjithashtu një mikroskop elektronik, anuloi kthimin e planifikuar më 4 maj për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Lajme të ngjashme