Mark Zuckerberg planifikon të ndryshojë emrin e “Facebook”

“Facebook”, një prej rrjeteve sociale me miliona përdorues në të gjithë botën, u hodh në veprim për të ndryshuar emrin e kompanisë.

1722555
Mark Zuckerberg planifikon të ndryshojë emrin e “Facebook”

Mediat amerikane pohuan se “Facebook” po planifikon të ndryshojë emrin e kompanisë për të pasqyruar planin e saj për krijimin e një baze meta të dhënash (metadatabase).

Sipas rrjetit amerikan të teknologjisë dhe mediave “The Verge”, bazuar në burime pranë kësaj çështjeje, shefi ekzekutiv i “Facebook”, Mark Zuckerberg, planifikon të njoftojë hapin që do të ndërmerret për emrin e ri të kompanisë, në konferencën e përvitshme “Connect” që do të mbahet më 28 tetor.

Në bazë të informacioneve të publikuara nga “The Verge”, emri “Facebook” do të ruhet për aplikacionin e rrjetit social, por kompania, e cila përfshin gjithashtu aplikacionet “Instagram” dhe “WhatsApp”, do të zhvendoset nën një kompani mëmë.

Riemërimi i kompanisë - sipas raportit - do ta pozicionojë aplikacionin e rrjetit social “Facebook” si një prej shumë produkteve nën një kompani mëmë, e cila do të mbikëqyrë edhe aplikacionet “Instagram”, “WhatsApp”, “Oculus” dhe grupet e tjera.



Lajme të ngjashme