Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi marrin Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2021

Shkencëtarët Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi u shpallën të martën fitues të Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2021 në lidhje me punën e tyre në modelimin e klimës dhe sistemet komplekse fizike.

1715088
Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi marrin Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2021
Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann ve Giorgio Parisi; Nobel Fizik Ödülü 2021.jpg

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave theksoi se Manabe, Hasselmann dhe Parisi u nderuan për kontributet e tyre “pioniere” në modelimin e klimës dhe kuptimin e sistemeve komplekse fizike.

Gjysma e parë e çmimit i takon studiuesit japonez, Syukuro Manabe dhe gjermanit Klaus Hasselmann, një shkencëtar që punon në Hamburg, për “modelimin fizik të klimës së Tokës, përcaktimin e ndryshueshmërisë dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale”.

Gjysma tjetër e çmimit i shkoi fizikanit italian, Giorgio Parisi, për punën e tij në “zbulimin e ndërveprimit midis çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkalla atomike në atë planetare”.

“Të gjitha gjetjet tregojnë se njohuritë tona për klimën mbështeten në një bazë solide shkencore, bazuar në analiza rigoroze të vëzhgimeve”, theksoi kryetari i Komitetit të Nobelit në Fizikë, Thors Hans Hansson.



Lajme të ngjashme