“Baykar” prezanton projektin e ri të mbrojtjes kombëtare

Kompania “Baykar postoi imazhet konceptuale të projektit të Sistemit të Avionit pa Pilot Luftëtar (MIUS).

1677879
“Baykar” prezanton projektin e ri të mbrojtjes kombëtare

Kompania “Baykar postoi imazhet konceptuale të projektit të Sistemit të Avionit pa Pilot Luftëtar (MIUS).

Në postimin e bërë nga llogaria e “Baykar” në “Twitter”, shkruhet: "Ne po postojmë për herë të parë imazhet konceptuale të projektit të sistemit tonë të avionëve luftarakë (#MİUS). Ne i urojmë kombit tonë dhe të gjithë botës islamike një #KurbanBayram të shëndetshme dhe të lumtur. Mobilizimi i Teknologjisë Kombëtare.”

Kompania “Baykar” postoi një video më 17 korrik që përmban disa të dhëna rreth MIUS, ku shkruante: "Dhurata për bajramin po ngarkohet! Prisni 20 korrikun."

Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar Makina” që prodhon dronët e Turqisë, në videon në fjalë të postuar më 17 korrik në llogarinë e tij në “Twitter”, kishte shkruar: Nëse do të pyesnin; "Cila është më e vlefshme në jetë ... Arritja në destinacion apo nisja? Unë do të thoja të filloja një rrugë të re me të njëjtin gjallëri si ditën e parë... Mobilizimi i Teknologjisë Kombëtare (#MilliTeknolojiHamlesi)."



Lajme të ngjashme