Rusi – Zbulohen organizma mikroskopike 24.000-vjeçare të gjalla në Siberi

Shkencëtarët rusë njoftuan të hënën se kanë zbuluar gjallesa mikroskopike të ngjashme me krimbat, të cilat kanë mbijetuar për të paktën 24.000 vjet në një shtresë të ngrirë toke në Siberi.

1653976
Rusi – Zbulohen organizma mikroskopike 24.000-vjeçare të gjalla në Siberi

Hulumtuesit e Qendrës Shkencore për Kërkime Biologjike në Pushçino i zbuluan organizmat e quajtura “Bdelloid rotifer”, të cilat kanë vetëm gjininë femërore, në një mostër permafrosti (shtresë toke përherë e ngrirë) të mbledhur nga rajoni.

Pasi studiuan jovertebrorët shumëqelizorë, ata zbuluan se ata ishin ende në gjendje të riprodhoheshin dhe kishin trakte të plota tretëse.

Gjallesat “Bdelloid rotifer” janë të qëndrueshme ndaj rrezatimit dhe kanë aftësi të përballojnë mjedise jo mikpritëse.

Stas Malavin, anëtar i ekipit hulumtues, tha se studimi është provë e fortë se kafshët shumëqelizore mund të jetojnë për dhjetëra-mijëra vjet në një gjendje kriptobioze, në të cilën ato pothuajse e ndalin metabolizmin e tyre në vendet ku është e vështirë për të vijuar aktivitetet jetësore, të tilla si ambiente skajshmërisht të nxehta ose të ftohta dhe toksike.

Më parë, shkencëtarët kishin zbuluar disa lloje krimbash e bimësh të thjeshta në mostrat e tokës së ngrirë duke raportuar se ato ishin të afta të jetonin në një gjendje të ngrirë.



Lajme të ngjashme