Edhe media franceze u bën jehonë dronëve luftarakë “Bayraktar TB2” të Turqisë

Gazetari francez, Benaouda Abdeddaim, vlerësoi të hënën se mjetet ajrore pa luftarake pa pilot të prodhuar nga Turqia me kapacitete vendase dhe kombëtare, kanë ndryshuar rrjedhën e luftës në Siri dhe Karabak.

1653447
Edhe media franceze u bën jehonë dronëve luftarakë “Bayraktar TB2” të Turqisë

Pjesëmarrës në një emision televiziv në kanalin “BFM Business”, Benaouda Abdeddaim foli për hapat e ndërmarra nga Turqia në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Ai risolli në vëmendje se droni “Kargu-2”, i cili u përdor në Libi vitin e kaluar, u përmend në raportin e Kombeve të Bashkuara; ndërsa vuri në pah se një zonë konflikti u vu në shënjestër nga një mjet ajror plotësisht autonom, pa u kontrolluar nga njeriu, për herë të parë në historinë botërore.

Duke potencuar se dronët luftarakë turq ndryshuan rrjedhën e luftës në Siri e Karabak dhe rezultuan efektivë kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, Abdeddaim tha gjithashtu se Azerbajxhani u përforcua ndjeshëm përballë Armenisë falë këtyre mjeteve ajrore luftarake të prodhuara nga industria turke e mbrojtjes.

Po ashtu gazetari francez nënvizoi se Polonia, një shtet anëtar i NATO-s, ka finalizuar tashmë një marrëveshje blerjeje për dronët “Bayraktar TB2”.



Lajme të ngjashme