Varank: Prodhimi vendor në sektorin automobilistik ka arritur në afërsisht 51%

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, bëri të ditur se në çështjen e automobilit vendor Turqia ka vënë në jetë një projekt shumë të rëndësishëm që do të jetë konkurrues në botë.

1529946
Varank: Prodhimi vendor në sektorin automobilistik ka arritur në afërsisht 51%

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, bëri të ditur se në çështjen e automobilit vendor Turqia ka vënë në jetë një projekt shumë të rëndësishëm që do të jetë konkurrues në botë dhe shtoi: “Kur këto automjete të dalin rrugën në fund të vitit 2022, niveli i prodhimit vendor do të jetë 51%. Në 2026, niveli i prodhimit do të rritet në 68%".

Panairi i Tregtisë EXPO 2020 i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD) filloi në Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve TUYAP në Stamboll.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e çeljes së panairit, Varank tha se projekti i automobilit të Turqisë zotëron një vizion përtej prodhimit të automjetit.

Duke bërë të ditur se në krahasim me vendet e zhvilluara Turqia administroi më mirë procesin e epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), ministri Varank tha: ”Ne kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por edhe për situatën ekonomike. Me politikën e punësimit, qasjes së financimit dhe ndihmat sociale ne prekëm pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë”.   

Ai tha se falë industrisë së prodhimit u arrit një hov i madh në përdorimin e kapaciteteve, porositë, prodhimin dhe eksportet.

“Ç’është më e rëndësishmja, ne shohim një rritje të konsiderueshme të investimeve fikse. Kërkesa për investime e sektorit real në periudhën janar-tetor krahasuar me një vit më parë u rrit me 21%”. Në 10 muajt e parë të vitit, ne lëshuam 8,396 certifikata stimuluese për një investim fiks me një vlerë prej 159 miliardë lirash. Prioriteti ynë kryesor është të arrijmë një rimëkëmbje të përhershme dhe të fortë në sektorin e prodhimit dhe të rrisim ndjeshëm punësimin në vend", tha Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

 


Lajme të ngjashme