Varank: Themeli i fabrikës së automobilit kombëtar do të hidhet ditën e shtunë në Gemlik/Bursa

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se data e fillimit të ndërtimit të fabrikës së automobilit vendor të caktuar në një terren në nënprefekturën Gemlik të rrethit Bursa u përcaktua data 18 korrik.

1456423

Varank bëri një postim në median sociale “Twitter” në lidhje me ceremoninë e ndërtimit të Grupit të Iniciativës Automobilistike (TOGG).

Në postim bëri zuri vend edhe një fotografi ku shkruhej “18 korrik 2020 / 17:30, Gemlik Bursa”.

Ceremonia e hedhjes së themelit të fabrikës, do të realizohet me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.    

Për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) do të marrin pjesë një numër i kufizuar të ftuarish. Pas hedhjes së themelit TOGG do të fillojë ndërtimin e fabrikës ku do të prodhohet automobili vendor dhe kombëtar në terren e përcaktuar në nënprefekturën Gemlik të rrethit Bursa.

Lajme të ngjashme