Shkencëtarët turq përparojnë në trajtimin e kancerit

Shkencëtarët turq nga Universiteti i Bosforit në Stamboll kanë gjetur një zgjidhje për trajtimin e kancerit, zgjidhje të cilën bota shkencore po e kërkon prej vitesh.

1441617
Shkencëtarët turq përparojnë në trajtimin e kancerit

Shkencëtarët turq nga Universiteti i Bosforit në Stamboll kanë gjetur një zgjidhje për trajtimin e kancerit, zgjidhje të cilën bota shkencore po e kërkon prej vitesh.

Sensori, i cili është prodhuar nga profesori i asociuar Ëzgyr Koxhaturk (Özgür Kocatürk) i Institutit të Inxhinierisë Biomjekësore në Universitetin e Bosforit në Stamboll dhe Prof. Levent Dertekin (Levent Değertekin) i Institutit të TeknologjisëGeorgia (në ShBA) hap rrugën për përdorimin e teknologjisë së rezonancës magnetike (MRI) në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së kancerit.

Falë sensorit, i cili u zhvillua në kuadër të një projekti që arriti të marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-së (NIH) edhe një mbështetje financiare (grant) me vlerë rreth 9 milionë lira turke (afërsisht 1,3 milionë dollarë), mund të përfitohen imazhet e pajisjeve metalike që përdoren për diagnostikim dhe trajtim gjatë procesit të MRI-së dhe parandalohet kështu mbinxehja e tyre.

Kjo lejon procedura të tilla siç është biopsia me një pajisjeje mjekësore metalike në indet kancerogjene, të cilat mund të diagnostikohen lehtësisht me anë të MRI-së. Për më tepër, ky sensor mund të përdoret posaçërisht edhe për kurimin e bebeve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Me këtë metodë parandalohet që pacientët, të cilët e kanë marrë më parë trajtimin e kancerit, të marrin sërish rreze X, të cilat do të mbartin rreziqe shtesë, ndërsa ata u nënshtrohen këtyre lloj procedurash për shkak të një sëmundjeje tjetër.

 


Lajme të ngjashme