Turqia testoi topin e parë vendor elektromagnetik

Sistemi i armëve elektromagnetike vendase SAHI-209 Blok2, kaloi në shkrepje seri.

elektromanyetik top.jpg

Sistemi i armëve elektromagnetike vendase SAHI-209 Blok2, kaloi në shkrepje seri.

Sistemi në fjalë po kalon një proces të testimit intensiv për të arritur në kapacitet deri në 50 kilometra.

Objektivi është që kjo teknologji relativisht e re të jetë e gatshme për detyra operative.

Në kryeqytetin Ankara delegacionit ushtarak iu bë një prezantim në lidhje me sistemin në fjalë.

Në qitje u përdor municioni i topit elektromagnetik, i zhvilluar për herë të parë në Turqi dhe që ka peshë mbi 1 kilogram, me kalibër 35 mm, i përshtatshëm për qitje hipersonike dhe me kapsollë funksionale, që mund të kryej detyra të ndryshme shkatërrimi dhe që shpërthen në shënjestër.

Në prezantim gjithashtu u tha se sistemi mund të ngarkohet shpejt dhe në mënyrë të përsëritur në një sistem celular dhe modular. Kjo u bë e mundur në sajë të një sistemi të karikimit me kapacitet të lartë, si me municion, ashtu edhe me një furnizim të ri me impuls.

Topi elektromagnetik do të bëhet funksional në platformën tokësore brenda 1 viti sipas kërkesës si dhe do të fillohet me testime mbi anije.

 


Lajme të ngjashme