Nga Antarktida shkëputet një ajsberg gjigand 315 miliardë tonësh

Raportohet se një ajsberg me peshë 315 miliardë tonë, që ndodhej në bllokun Amery në verilindje të Antarktidës është ndarë nga kontinenti i akullt.

Nga Antarktida shkëputet një ajsberg gjigand 315 miliardë tonësh

 

Sipas lajmit të rrjetit britanik “BBC” ajsbergut i është vendosur emri zyrtar “D28”, dhe ai ka një sipërfaqe 1.636 km2 dhe trashësi 210 metra. Ajsbergu është më i madhi që është ndarë nga platforma e akullit “Amery” që nga vitet 1960 e deri më sot.

Shkencëtarët thonë se platforma “Amery” luan funksionin e shkarkimit të ujit për pjesën lindore të kontinentit akullnajor, ndërsa shtojnë se shkëputja e blloqeve të tillë është një fenomen normal dhe nuk ka të bëjë me ndryshimet e klimës.

Mësohet se shkencëtarët kanë nisur monitorimin e ajsbergut, pasi ai mund të përbëjë rrezik për lundrimin e anijeve.

Në vitin 2017 nga platforma “Larsen C” e Antarktidës ishte shkëputur një ajsberg gjigand, i cili kishte mbuluar një sipërfaqe 5.800 km2 dhe kishte pasur një peshë rreth 1 trilionë tonë.



Lajme të ngjashme