TEKNOFEST – Evenimenti gjigand i teknologjisë, drejt 1,5 milionë vizitorëve

Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST Istanbul), theu rekord me 1 milionë e 20 mijë vizitorë për 5 ditë.

teknofest.jpg
teknofest.jpg
cezeri-teknofest8.jpg
teknofest.jpg
teknofest.jpg

Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST Istanbul), theu rekord me 1 milionë e 20 mijë vizitorë për 5 ditë.

TEKNOFEST, që organizohet me pararojën e Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë (T3 Vakfi) dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë si dhe mbështetjen e instituteve e kompanive të rëndësishme këtë fushë, pati një dyndje vizitorësh duke qenë se ishte edhe fundi i javës.

Ndërkohë që vitin e kaluar TEKNOFEST u vizitua nga 500 mijë vizitorë, këtë vit, pavarësisht shiut të dendur që ra ditën e premte, kjo shifër u tejkalua që të atë ditë.   

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e vizitoi TEKNOFESTIN së bashku me familjen në ditën e pestë dhe gjatë kësaj vizite ai u shoqërua edhe nga disa ministra.

Qytetarët që iu përgjigjën ftesës së Erdoganit nga media sociale, mbushën fushën e aeroportit që në orët e para të mëngjesit. Për shkak të festivalit pati trafik të ngjeshur, gjithashtu edhe transporti publik kishte fluks.

Qytetarët e të gjitha moshave, që përfituan nga moti me diell i fundjavës për të shëtitur festivalin, patën rastin të shikojnë prodhimet vendore dhe kombëtare në fushën e teknologjisë.

TEKNOFEST, që në 4 ditët e para u vizitua nga 450 mijë vizitorë, të shtunën u vizituan nga 570 mijë vetë.

Krahas promovimit të pajisjeve teknologjike në festival zhvillohen edhe aktivitete të tjera të ndryshme dhe TEKNOFEST pret vizitorët edhe gjatë ditës së sotme. Pritet që pas përfundimit të festivalit numri të ketë arritur në rreth 1,5 milionë vizitorë.

 


Lajme të ngjashme