Ministri Varank do të marrë pjesë në Konferencën e Inteligjencës Artificiale në Berlin

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank do të shkojë në Berlin për të marrë pjesë në Konferencën e Inteligjencës Artificiale në Gjermani që do të mbahet më 22 gusht.

Ministri Varank do të marrë pjesë në Konferencën e Inteligjencës Artificiale në Berlin

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank do të shkojë në Berlin për të marrë pjesë në Konferencën mbi Inteligjencën Artificiale në Gjermani që do të mbahet më 22 gusht.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria, me nismën e ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë Federale të Gjermanisë, Peter Altmaier në Berlin do të mbahet Konferenca Turqi-Gjermani mbi inteligjencën artificiale.

Në këtë konferencë, ku ministri Varank do të jetë i ftuar nderi, krahas përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme publike dhe civile nga Turqia, do të marrin pjesë edhe akademikë e emra të shquar, të cilët zhvillojnë punime të rëndësishme në çështjen e përdorimit të inteligjencës artificiale në sektorin e industrisë.

Ministri Varank gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga Kryetari i Zyrës së Transformimit Digjital të Presidencës, Ali Taha Koç dhe Kryetari i Zyrës së Investimeve të Presidencës, Arda Ermut.

Pritet që kjo konferencë, ku do të organizohen panelet me temë “Inteligjenca artificiale” dhe “Transformimi digjital”, të jetë një platformë e rëndësishme që do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve shkencore, industriale dhe tregtare midis dy vendeve.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, palët turke dhe gjermane do të diskutojnë përdorimin e sistemeve inteligjente në industri, inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital të industrisë, si dhe do të vlerësojnë fushat, ku të dyja vendet mund të punojnë së bashku për këto çështje në të ardhmen.

Varank do të vizitojë institucionet kryesore të Gjermanisë për kërkime themelore dhe praktike mbi inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital, të tilla si “Max Planck” dhe Instituti “Fraunhofer”.

Ai gjithashtu do të takohet me shkencëtarë turq që punojnë në Gjermani dhe me investitorë turq dhe gjermanë.

 


Lajme të ngjashme