“Defense News Top 100” - Kompanitë turke konsolidojnë pozicionet në industrinë e mbrojtjes

Kompanitë turke siguruan pozicionet e tyre në listën më prestigjioze të industrisë së mbrojtjes, “Defense News Top 100”.

“Defense News Top 100” - Kompanitë turke konsolidojnë pozicionet në industrinë e mbrojtjes

Kompanitë turke siguruan pozicionet e tyre në listën më prestigjioze të industrisë së mbrojtjes, “Defense News Top 100”.

Edhe këtë vit, si në listën e vitit të kaluar të "Defense News Top 100", e cila është botuar nga revista “Defense News”, bazuar në shitjet e industrisë së mbrojtjes të vitit të kaluar dhe që pranohet si lista më prestigjioze e industrisë së mbrojtjes në botë, zënë vend 4 kompani turke.

Kompania “ASELSAN”, e cila hyri në listë nga vendi i 93-të me të dhënat e vitit 2006, vitin e kaluar ishte në vendin e 55, ndërsa këtë vit u radhit në vendin e 52-të.

Këtë sukses kompania “ASELSAN” e arriti në sajë të produkteve të zhvilluara në sektorët e telekomunikacionit ushtarak dhe civil, të sistemeve të radarëve dhe luftës elektronike, sistemeve elektro-optike, sistemeve të aviacionit, sistemeve të mbrojtjes dhe të armëve, sistemet e kontrollit të komandës dhe sistemet e lundrimit.

Ndërkaq kompania “TUSAS”, e cila vuri në jetë projektet e dizajnit vendor si avionët e telekomanduar “Anka”, helikopteri “Atak”, avioni “Hurkus”, avionët luftarakë kombëtar, “Aksungur” dhe “Gokbey” dhe që prodhon për kompanitë e industrisë së aviacionit si “Boeing”, “Airbus”, “Lockheed Martin”, “Northrop Grumman”, “Bombardier” dhe “Leonardo”, vitin e kaluar radhitej në vendin e 64-t, ndërsa këtë vit ka rënë në vendin e 69-të.

Ndërsa “Kompania e Inxhinierisë dhe Tregtisë së Teknologjisë së Mbrojtjes STM”, e cila për herë të parë u përfshi në listë këtë vit, u ngjit për 12 vende dhe nga vendi i 97-të doli në vendin e 85-të.

“STM”, e cila ka qenë e përfshirë në projektimin, modernizimin dhe ndërtimin e anijeve ushtarake detare, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me mjetet ajrore kamikaze pa pilot, teknologjitë inovative të satelitit, radarët prapa murit dhe zgjidhjet e sigurisë kibernetike.

Kompania “ROKETSAN”, duke vepruar me vizionin për të qenë organizata lider në sistemet e raketave dhe duke rritur fuqinë goditëse të Forcave të Armatosura Turke dhe vendeve aleate, vazhdoi ngritjen e saj në listë.

Duke hyrë në vendin e 98-të në listë dhe duke kaluar në vendin e 96-të vitin e kaluar, kompania këtë herë u radhit në vendin e 89-të.



Lajme të ngjashme