Toyota do të dërgojë në Hënë eksplorues me motor hibrid

Kompania Toyota ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA) për të prodhuar një mjet fluturues hapësinor për të bërë studime në Hënë.

Toyota do të dërgojë në Hënë eksplorues me motor hibrid

Toyota Motors” do të prodhojë një mjet hapësinor për eksplorim në Hënë.

Për këtë kompania “Toyota” ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA), kurse agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” njoftoi se mjeti kozmik eksplorues japonez do të jetë me motor hibrid dhe se astronautët do ta drejtojnë atë në satelitët e Tokës.

Në përputhje me marrëveshjen, “Toyota” do të punojë për programin e kërkimit dhe zhvillimit në tre vitet e ardhshme, ndërsa deri në vitin 2024 do të zhvillojë një prototip të mjetit kozmik. Testimi dhe fillimi i prodhimit në seri është planifikuar për vitin 2027 dhe misioni i parë astronautik në Hënë është paralajmëruar për vitin 2029.

Mjeti kozmik “Toyota” do të ketë një presion të rregullt të brendshëm, kështu që astronautët nuk do të duhet të veshin kostume kozmike.

Mjeti kozmik do të punojnë me motor me module qelizore, të cilat “Toyota” tashmë i përdor në disa automjete hibride. Mjeti do të jetë plotësisht ekologjik dhe nuk do të lëshojë karbon në atmosferë. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme