Inxhinierët turq prodhojnë armë me laser brenda 3 muajve

Inxhinierët e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) kanë përmirësuar armët me laser.

Inxhinierët turq prodhojnë armë me laser brenda 3 muajve

Inxhinierët e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) kanë përmirësuar armët me laser.

Arma me Laser e Montuar në Pushkë, që u prodhua si prototip brenda 3 muajve nga ana e një ekipi prej 50 personash, me kërkesë të ushtrisë turke, mund të montohet dhe përdoret në Pushkën Kombëtare të Këmbësorisë, MPT-76.

E ekzaminuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe e ekspozuar në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, IDEF 2019, që zhvillohet në Stamboll, ajo ka një strukturë që mund të transportohet në çantë dhe mund të ngarkohet brenda 30 minutash.  

Arma me laser mund të shpojë çelikun me trashësi 1mm nga një distancë prej 100-150 metrash.  

Ajo punon vetëm me fuqinë e laserit dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë veçoritë e tjera të armëve (në të cilën është montuar).  

Mbi armët e tjera mund të montohet si shtesë standarde.  

Arma me laser në modelet e mëtejshme do të zvogëlohet dhe do të përforcohet.



Lajme të ngjashme