Çelet panairi gjigand i automobilistikes në Bruksel

Në Bruksel hapi dyert Panairi i 97-të i Automobilistikes.

Çelet panairi gjigand i automobilistikes në Bruksel

Në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës hapi dyert Panairi i 97-të i Automobilistikes.  

Panairi, që organizohet nga Federata Belge e Automobilistikës (FEBIAC), i cili zhvillohet në Bruksel Expo Center dhe ku marrin pjesë prodhuesit më me emër në botë të të gjitha automjeteve me motor, do të qëndrojë i hapur deri në datën 27 janar.

I organizuar në një sipërfaqe prej gjithsej 45 mijë metra katrorë, panairi ofron qindra modele të ndryshme automobilash, SUB, kamionçina, automjete tregtare dhe motoçikleta së bashku me automjete koncepti.  

Pritet që këtë vit panairi të vizitohet nga mbi 500 mijë vizitorë.



Lajme të ngjashme