Policia gjermane arrestoi CEO-n e kompanisë Audi

Pretendohet se udhëheqësi i lartë (CEO) i prodhuesit gjerman të automjeteve, Audi, Rupert Stadler, është arrestuar në Gjermani për shkak të skandalit me makina dizel.

Policia gjermane arrestoi CEO-n e kompanisë Audi

Pretendohet se udhëheqësi i lartë (CEO) i prodhuesit gjerman të automjeteve, Audi, Rupert Stadler, është arrestuar në Gjermani për shkak të skandalit me makina dizel.

Sipas lajmit të publikuar në shtypin gjerman të bazuar në burime të afërta me kompaninë, bëhet e ditur se CEO i Audi-s, që është pjesë e grupit Volkswagen (VW), u arrestua sot në mëngjes në shtëpinë e tij.

Ndërkohë që u njoftua se Stadler u arrestua për shkak të skandalit me makina dizel, nga kompania ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Ndërkaq Stadler dhe një anëtari tjetër të bordit drejtues të kompanisë pas bastisjes së bërë javën e kaluar në shtëpitë e tyre, u akuzuan për “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit kishte bërë të ditur se grupi Volkswagen në shtator të vitit 2015 ka manipuluar me testet e makinave dizel dhe se makinat e kësaj kompanie ndotnin ambientin 40 herë më shumë se niveli normal.

Grupi Volkswagen, i cili kishte pranuar se ka përdorur software mashtruese për testet e emetimeve të gazrave për 11 milionë makina, u ndëshkua me një gjobë të lartë në ShBA.

Ndërsa Prokuroria e Braunshvajgut (Braunschweig) kishte filluar hetime ndaj kompanisë në lidhje me çështjen.



Lajme të ngjashme