Trashëgimtari i Samsung ankimon dënimin me burg

Lee, 49 vjeç, u shpall fajtor për përfshirje në një skandal multi-milion dollarësh.

Trashëgimtari i Samsung ankimon dënimin me burg

Zëvendëskryetari dhe trashëgimtari i Samsung Electronics, Lee Jae-yong, të hënën zyrtarisht ankimoi dënimin me burgim prej pesë vitesh të shqiptuar nga gjykata qendrore e Seulit tri ditë më parë.

Lee, 49 vjeç, u shpall fajtor për përfshirje në një skandal multi-milion dollarësh që çoi në largimin e presidentes Park Geun-hye nga detyra në mars të këtij viti.

Agjencia e lajmeve Yonhap ka raportuar se avokatët e Lee kanë refuzuar të pranojnë vendimin, duke thënë se janë të bindur se Lee do të pastrohet nga të gjitha akuzat në gjykatën e apelit. Ankesa pritet të fillojë me seancën e parë në shtator.

Trashëgimtari i Samsung ka qenë de fakto në krye të kompanisë pasi babai i tij, kryetari i grupit Lee Kun-hee, ishte shtruar në spital pas një sulmi në zemër në vitin 2014.

Ndërkohë, mes shqetësimeve të një vakumi të kryesimit në konglomeratin më të madh të Koresë së Jugut, nënkryetari Kwon Oh-hyun theksoi të hënën se drejtuesit e kompanisë do të marrin detyrën në ndërkohë, duke i kërkuar stafit që "të presë vazhdimisht derisa të zbulohet e vërteta".

"Ne të gjithë duhet të mbledhim forcë dhe urtësi për të kapërcyer sfidën e paprecedent", tha Kwon në një deklaratë zyrtare.



Lajme të ngjashme