“Nature Methods”: Shkencëtarët nxjerrin “radiografinë” e parë të një virusi

“Radiografia” e parë e një virusi u përftua me ndihmën e një laseri me rreze X, që mundësoi njohjen e një strukture të një grimce virale pa e dëmtuar atë...

767097
“Nature Methods”: Shkencëtarët nxjerrin “radiografinë” e parë të një virusi

“Radiografia” e parë e një virusi u përftua me ndihmën e një laseri (Light Amplification by Stimulated Emission of Radiation - Fuqizimi i Dritës nga Lëshimi i Nxitur i Rrezatimit) me rreze X, që mundësoi njohjen e një strukture të një grimce virale pa e dëmtuar atë.

Rezultati i një studimi të botuar në revistën “Nature Methods” do të bëjë të mundur studimin e një strukture biologjike me një saktësi që nuk është arritur më parë, në më pak kohë dhe me shumë më pak materiale.

Kjo mëtodë është konceptuar nga një grup kërkuesish shkencorë ndërkombëtarë, i koordinuar nga qendra kërkimore gjermane “DESY” në bashkëpunim me qendrën kërkimore britanike “Diamond”.

Ekzaminimi i strukturës tridimesionale të molekulës biologjike është shumë i rëndësishëm për të kuptuar funksionimin e tyre (molekulave) dhe të proceseve biologjike thelbësore që ndodhin në organizëm.

Në këtë fushë, rrezet X kanë qenë gjithmonë një instrument i vyer për të zbuluar strukturat e mijëra mulekulave. Proteinat zhvillohen në kristale të vogla, ndriçohen me rreze X dhe në varësi të formave të tyre reflektohen në mënyra të ndryshme.

Por teknika e përdorur deri tani ka edhe të meta. Ajo kërkon shumë kohë dhe mostra, sepse çdo kristal i goditur me laser jep një imazh të vetëm dhe pastaj shkatërrohet.

Kërkuesit kanë konceptuar një metodë më efikase duke përdorur një çip që përmban mijëra pore të vogla që vendosen në kristallet proteinike dhe skanohen nga laseri rresht për rresht.

Kjo teknikë u testua në përshpejtuesin linear pranë Universiteti të Standfordit duke përdorur dy mostra të ndryshme virusesh; i pari në temperaturë ambienti, i dyti në temperaturën –180°C. Në të dyja rastet, kërkuesit grumbulluan të dhëna të mjatueshme për të kuptuar strukturën e virusit në pak minuta.

“Qasja jonë jo vetëm që redukton kohën dhe sasinë e mostrave të nevojshme, por njëherësh krijon edhe mundësinë e studimit të virusit në tërësinë e tij, falë përdorimit të laserit me rreze X”, saktësoi drejtuesi i grupit shkecor, Alke Meents.



Lajme të ngjashme