Asgardia – Aplikime rekord nga Turqia për nënshtetësinë e kombit të parë hapësinor

Numri i aplikimeve për nënshtetësinë e projektit të kombit të parë hapësinor ka arritur në 221 mijë e 866. Vendin e parë për aplikime e mban Kina me gati 31 mijë e 853 të tilla, ndërsa të dytin Turqia me 29 mijë e 844...

uzay ülkesi Asgardia
asgardia.jpg

Po hidhen hapat e para për stacionin hapësinor, që do të ndërtohet në orbitën e Tokës dhe ku do të jetojnë rreth 100 mijë njerëz.

Numri i aplikimeve për nënshtetësinë e projektit të kombit të parë hapësinor ka arritur në 221 mijë e 866. Vendin e parë për aplikime e mban Kina me gati 31 mijë e 853 të tilla, ndërsa të dytin Turqia me 29 mijë e 844. Dy qytetet turke me më shumë aplikime janë Stambolli me 3 mijë e 564 dhe Ankaraja me 2 mijë e 868.

Njerëzit, që do të jetojnë në Asgardia, do të ofrojnë shërbime si turizmi hapësinor, xehetaria hapësinore, gjuetia e meteorëve dhe pastrimi i mbeturinave hapësinore.

Asgardia është projektuar si një shtet i pavarur me flamur, kushtetutë dhe himn kombëtar të posaçëm.

Ndërkaq, asgardianët do të mund të mbajnë njëkohësisht edhe nënshtetësinë e vendit të origjinës së tyre në planetin tonë.



Lajme të ngjashme