Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Suksesi i ri i eksportit të ASELSAN, këtë herë me sistemin akustik nënujorë

Për sistemin “KULAÇ İskandil" që përdoret edhe në nëndetëset turke u hodh firma për eksportimin e tyre të parë .

Suksesi i ri i eksportit të ASELSAN, këtë herë me sistemin akustik nënujorë

Indonezia, që ka preferuar sistemin akustik zhurmë-gjurmues “KULAÇ İskandil" që përdoret për matjen e thellësisë në platformat nën dhe mbi det, prodhuar nga kompania e njohur turke në fushën e industrisë së mbrojtjes, ASELSAN, ka bërë porosi të re për këtë pajisje.

Kështu që për sistemin “KULAÇ İskandil" që përdoret edhe në nëndetëset turke u hodh firma për eksportimin e tyre të parë.

Sistemi “KULAÇ İskandil" para disa kohësh ishte integruar në nëndetësen e Indonezisë.

Pas fillimit të detyrës me sukses të sistemit në det, Indonezia bëri kërkesë për blerjen e këtij sistemi.

Sistemi KULAÇ është projektuar dhe testuar sipas standardeve ushtarake dhe përbëhet nga Njësia për Dërgimin dhe Marrjen e Sinjaleve dhe Procesori, Njësitë e Treguesve të Largësisë si dhe Konvertuesit Akustikë me Frekuencë të Ulët dhe të Lartë.

Sistemi punon me një ndjeshmëri të madhe dhe ka aftësi të bëjë matje deri në thellësinë 1000 metra.

Gjithashtu sistemi ka kapacitete të larta regjistrimi të të dhënave.



Lajme të ngjashme