Risi në industri, prodhohet motori i parë me naftë 100% turk

Kompania turke TUMOSAN nxori në pah fuqinë e inxhinierëve dhe industrisë turke duke prodhuar motorin e parë vendor me naftë.

Risi në industri, prodhohet motori i parë me naftë 100% turk

Industria Turke e Motorëve, TUMOSAN me mbështetjen e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) në kuadër të projektit të filluar në vitin 2012 për “Zhvillimin e Motorit me Naftë të Gjeneratës së Re” prodhoi motorin e parë me naftë me markë turke.

Kompania turke TUMOSAN nxori në pah fuqinë e inxhinierëve dhe industrisë turke duke prodhuar motorin e parë vendor me naftë.

TUMOSAN e prodhoi motorin në fabrikën në Konja.

Kompania me një të kaluar të suksesshme në treg ka një kuadro të përbërë nga inxhinierë të rinj të kualifikuar të cilët deri tani kanë arritur të realizojnë shumë risi në Turqi.

Me anë të motorit të parë prodhim vendas Turqia kërkon të ulë vartësinë nga jashtë shtetit në këtë fushë. Në këtë mënyrë do të zhvillohet edhe ekonomia turke.



Lajme të ngjashme